Gjyqi në Hagë, Ambasadori i Gjermanisë pret "vendime të drejta dhe që ato të pranohen nga të gjithë"
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka theksuar se pritjet ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë mbeten të qarta: procese të mbyllura me vendime të drejta.
Në një intervistë për “Politiko”, ai tha se faza përfundimtare ndaj ish-komandantëve të UÇK-së duhet të kurorëzohet me vendime të bazuara në një proces të pavarur.
Sipas Rudolph, drejtësia nuk matet me simpati politike, por me standarde gjyqësore të qëndrueshme dhe transparente.
Ai shprehu shpresën që vendimet përfundimtare të pranohen nga të gjitha palët si produkte të një gjykate të pavarur.