Gjykimi në Hagë: Dëshmitari i radhës flet për raportet mes UÇK-së dhe FARK-ut
Në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Atje është paraqitur dëshmitari numër 40, duke dëshmuar nëpërmjet video-lidhjes, raporton Nacionale.
Ky dëshmitar ka shërbyer në zonën e Dukagjinit, dhe ka dëshmuar për raportet mes UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosvoës (FARK).
Seanca është zhvilluar komplet e mbyllur, përderisa Prokuroria në fillim e ka lexuar një përmbledhje.
Përmbledhja:
Dëshmitari ka shërbyer në Zonën e Dukagjinit rreth mesit 1998 dhe jep informacion sa i takon strukturës dhe marrëdhënies mes forcave të UÇK-së dhe Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës FARK. FARK-u dhe njësi të caktuara në dhe përreth zonës së Dukagjinit kanë respektuar vetëm autoritetin e Qeverisë së Kosovës që është njohur si qeveria në ekzil.
Në takime ndërmjet FARK-ut dhe anëtarëve të UÇK-së rreth fundit të gushtit 1998 dhe fillimit të shtatorit 1998, anëtarë të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së duke përfshirë Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Bislim Zyrapin, kanë vendosur autoritetin e shtabit të UÇK-së mbi Forcat e zonës operative të Dukagjinit. Sipas dëshmitarit, Thaçi ishte nënpunësi, ose ishte personi më i lartë i UÇK-së në këto takime.
Dëshmitari jep informacion sa i takon strukturës dhe organizimit të njësive të caktuara të UÇK-së dhe FARK-ut në Shqipëri në fund të viteve 1998 dhe 1999. Rreth marsit 1999 dëshmitari ka gjetur një dokument që supozohet që është nxjerrë nga Azem Syla e Jakup Krasniqi në një bazë në Shqipëri. Dokumenti tregon autoritetin e Shtabit dhe mohon autoritetin e qeverisë në ekzil. Dëshmitari jep informacion rreth trajtimit të UÇK-së të personave oponentë, përfshirë këtu edhe anëtarët e FARK-ut, dhe bashkëpunëtorët e pretenduar në zonën e Dukagjinit dhe në zona të ndryshme në Shqipëri.