Faton Klinaku për bastisjen te Sylejman Selimi: Spektakël i radhës
U.D i kryetarit të Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku, ka reaguar lidhur me bastisjen e Gjykatës Speciale te shtëpia e Sylejman Selimit.
Klinaku e ka quajtur këtë veprim si spektakël.
Postimi:
Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.
Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre.