Detaje ekskluzive nga aktakuza: Si u dhunua 11-vjeçarja në Prishtinë tri herë brenda natës nga pesë persona - NACIONALE

Detaje ekskluzive nga aktakuza: Si u dhunua 11-vjeçarja në Prishtinë tri herë brenda natës nga pesë persona

3 vjet më parë

nga Besian Beha

27 gushti i këtij viti ishte natë e tmerrshëm për një 11-vjeçare nga Prishtina. Ajo u dhunua tri herë brenda natës, brenda pak orësh, nga pesë persona. Rasti që tronditi Kosovën me dhunimin e 11-vjeçares tashmë është finalizuar me aktakuzën e parë. Pesë persona po akuzohen për disa vepra penale, tre nga ta të mitur. Gazeta Nacionale ka siguruar ekskluzivisht aktakuzën e ngritur nga Prokuroria dhe sjell detaje.

Kishte dalë për të shëtitur rreth orës 18:00 në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Më 27 gusht të këtij viti, 11-vjeçares ia prenë rrugën disa persona. Të tre të mitur. Pasi e ngacmuan me fjalë dhe e prekën, ata e dhunuan jo shumë larg parkut ku viktima kishte dalë për të shëtitur.

Sikur të mos mjaftonte, njëri nga të miturit e takoi edhe vëllanë e tij me të miturën. Fjala është për Ekrem Rexhepin, i cili gjithashtu e dhunoi 11-vjeçaren. Edhe Rexhepi, kontaktoi me Shkëlqim Kamerin. Edhe Kameri e dhunoi 11-vjeçaren. Pra, për pak orë, ajo u dhunua tri herë. Nga pesë persona, tre prej të cilëve të mitur.

Të gjitha këto detaje janë zbuluar në aktakuzën e Prokurorisë së Prishtinës e cila është ngritur para dy ditësh. Gazeta Nacionale e ka siguruar ekskluzivisht këtë aktakuzë. Për të mos ndikuar në procedurë duke ditur ndjeshmërinë e rastit dhe faktin që proceset për të mitur janë të mbyllura, Nacionale do të sjell vetëm emrat e personave të rritur që akuzohen në këtë rast. Emrat e të miturve do të raportohen me iniciale, kurse për viktimën nuk do të jepet asnjë detaj.

Të miturt akuzohen për veprën penale dhunim dhe trafikim me njerëz. Dy të rriturit akuzohen për veprën penale Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, trafikim me njerëz, si dhe keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

Dhunimi i 11-vjeçares kishte tronditur Kosovën për ditë të tëra. U organizuan protesta. Dha dorëheqje drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, e u suspenduan disa të tjerë.

Dhunimi i parë

Dhunimi i parë i të miturës 11-vjeçare u krye në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. Atje e mitura kishte dalë për të shëtitur, kur ishte ndaluar nga tre persona. Ata fillimisht e kishin ngacmuar me fjalë, e më pas e kishin dhunuar.

“Kur ajo ka bërtitur të miturit ia kanë mbyllur gojën, ashtu që e dëmtuara ka filluar të ec në drejtim të shtëpisë së saj, ku në atë moment i mituri G.R e ka kapur për dore dhe e ka tërhequr pa dëshirën e saj, me ç'rast e ka dërguar në një livadh gjegjësisht në vendin e quajtur "Cigllana", pastaj tre të miturit bashkërisht e kanë shtrirë në tokë të dëmtuarën dhe përsëri i mituri XH.S dhe G.J kanë kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, po ashtu edhe i mituri G.R bashkërisht me të miturin G.J kanë kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, në atë mënyrë që fillimisht i mituri XH.S ka kryer marrëdhënie seksuale dhe gjatë kësaj kohe i mituri G.J e ka mbajtur të dëmtuarën me duar në pjesën e sipërme të trupit, pastaj kur largohet i mituri XH.S, vazhdon që të kryej marrëdhënie seksuale i mituri G.R me të dëmtuarën dhe po ashtu edhe gjatë kësaj kohe i mituri G.J ia mban këmbët të dëmtuarës me këmbët e tij, në atë moment e dëmtuara mundohet që ta godas të miturin G.R me dorë, por nuk arrin, ashtu që të miturit kanë kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën bashkërisht edhe pse e kanë ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare”, thuhet në atakuzën e siguruar nga gazeta Nacionale.

Kështu, tre të miturit kanë kryer veprën penale Dhunim. Kurse, i mituri G.R akuzohet edhe për trafikim pasi pas dhunimit të së miturës, e ka kontaktuar vëllain e tij Ekrem Rexhepin, që tia ofrojë viktimën për qëllime seksuale.

Dhunimi i dytë

Ekrem Rexhpi pasi mori ftesë nga vëllai i tij, me veturë shkoi në lagjen “Arbëria”. Aty ai i merr tre të miturit dhe viktimën. Dy të mitur i largon nga vetura, dhe rreth orës 20:30 e kryen dhunimin e të miturës 11-vjeçare, duke e ditur se ajo nuk është në moshë madhore.

“Pastaj i pandehuri Ekrem Rexhepi ka shkuar me veturën e tipit Pickup, afër parkut në lagjen "Arbëria" gjegjësisht në vendin e quajtur "Cigllana" dhe i ka marrë në veturë vëllain e tij G.R dhe të miturit Xh.S, G.J dhe të dëmtuarën, pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur G.R dhe Xh.S, ndërsa i pandehuri së bashku me G.J dhe të dëmtuarën kanë vazhduar me veturë, ashtu që pas disa minutave, i pandehuri Ekrem Rexhepi ka ndaluar veturën në një vend të panjohur deri më tani dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën në veturën e lartcekur, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare, dhe është posaçërisht e ndjeshme për shkak të moshës së saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Rrjeti i dhunuesve u shtua. Ekrem Rexhepi më pas e kontaktoi Shkëlqim Kamerin, gjithashtu i moshës madhore. Bazuar në këtë, Rexhepi akuzohet edhe për veprën penale trafikim.

Dhunimi i tretë

Pasi e dhunoi vetë, Ekrem Rexhepi të miturën 11-vjeçare e dërgoi te i akuzuari tjetër Shkëlqim Kameri. Madje, këtij të fundit, ia kishte huazuar veturën për ta kryer dhunimin.

“Me datë 27.08.2022 në Prishtinë, i pandehuri Shkëlqim Kameri ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, në atë mënyrë që ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme për shkak të moshës, pasi që i pandehuri Ekrem Rexhepi, ia kishte dërguar të dëmtuarën me veturën e tipit Pickup, ashtu që i pandehuri Shkëlqim Kameri e ka marrë veturën e lartcekur dhe të dëmtuarën dhe është larguar 30 -50 metra larg, dhe në veturën në fjalë ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare, dhe është posaçërisht e ndjeshme për shkak të moshës së saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë të siguruar nga gazeta Nacionale.

Tre të miturit pjesë e kësaj aktakuze, akuzohen edhe për përdorim të fëmijëve për përmbajtje pronografike. Kjo pasi të njëjtit dyshohet se disa pjesë të dhunimit, i kanë incizuar dhe publikuar në rrjete sociale.

Çfarë thanë familja e viktimës?

Nëna e viktimës kishte rrëfyer para Prokurorisë, se që nga koha kur të miturën e ka marrë në strehimore, kanë qëndruar gjatë gjithë kohës së bashku. Ajo kishte treguar se në ditën kritike ka dalë për ta kërkuar 11-vjeçaren, por që nuk kishte arritur ta gjente. Ajo tregon se ka vendosur që e mitura të qëndrojë në strehimore siç thotë ajo “për të mirën e saj”

“Deklaron se para një viti e ka dërguar tek një psikologe vetëm një herë, dhe psikologja i ka thënë që ta angazhoj në ndonjë aktivitet sepse ajo është shumë aktive dhe pas rekomandimit e ka regjistruar në karate, ku (viktima) ka shkuar për dy muaj por pastaj e ka ndalur sepse nuk i ka pëlqyer. Ditën kritike shton se bashkë me (viktimën) paradite kanë shkuar tek djali i axhës për t'ia uruar martesën, dhe më pastaj kanë ngrënë drekë bashkë në shtëpinë e tyre dhe për një moment vetëm kur e ka parë që ajo nuk është në shtëpi. Dëshmitarja shton se ndjehet jashtëzakonisht keq për të dy rastet, dhe nuk e kupton se si atë ditë (viktima) i ka ikur sepse prej kur e ka marrë nga strehimorja ka pasur mbikëqyrje tejet të madhe ndaj saj, dhe tani e kupton që është më mirë që ajo të qëndroj në strehimore për të mirën e saj sado që asaj i nevojitet”, thuhet në dëshminë që e ka dhënë nëna e viktimës para Prokurorisë.

E babai i viktimës, kishte treguar se në ditën kritike nuk ka mundur të dalë për ta kërkuar të miturën, pasi ka qenë në punë kur e ka njoftuar bashkëshortja.

“Të nesërmen shton se ka shkuar në QPS dhe i ka pyetur se a është rasti i vajzës së tij që po raportohet në media, dhe ata i kanë treguar që po. Deklaron se (viktima) nuk ka pasur telefon dhe se ajo si vajza e tij nuk ka shprehur ndonjë shqetësim, dhe pas rastit të qershorit janë munduar që të flasin me të. Shton se ajo ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme, sjelljet i ka pasur të mira, nuk ka pasur askush asnjë vërejtje apo shqetësim për të. Dëshmitari shton se prej kur e kanë marrë nga strehimorja, asnjëherë nuk e kanë lejuar të dalë vetëm”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Nacionale.

Pesë personat e akuzuar në këtë aktakuzë, janë vetëm pjesa e parë e dosjes së Prokurorisë lidhur me dhunimin e 11-vjeçares që tronditi Kosovën. Kjo pasi, Policia e Kosovës disa ditë pas arrestimit të këtyre personave, kishte arrestuar edhe gjashtë të tjerë të cilët dyshohet se viktimën e njëjtë e kanë dhunuar në muajin qershor.

Rasti i 11-vjeçares është hetuar në dy raste të cilat janë trajtuar ndaras. Njëri rast i cili dyshohet se ka ndodhur më 27 gusht, rasti tjetër që dyshohet se ka ndodhur më 21 qershor, ku tashmë janë arrestuar gjashtë persona.

Më vonë, gazeta Nacionale do të publikojë edhe dëshminë e viktimës, dhunuesve dhe disa dëshmitarëve të ngjarjes.

Lajme të ngjashme