Mijëra qytetarë nëpër sheshe: Protesta kundër dhunimit të 11-vjeçares nëpërmjet fotografive - NACIONALE

Mijëra qytetarë nëpër sheshe: Protesta kundër dhunimit të 11-vjeçares nëpërmjet fotografive

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në qendër të Prishtinës. Të gjithë njëzëri kundërshtonin përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë nga 5 persona.

Marshi ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ka vazhduar tek Newborni, afër objektit të Këshillit Gjyqësor e Prokurorial, dhe ka përfunduar tek objekti i qeverisë.

Fotografi i gazetës Nacionale ka realizuar fotografi nga protesta, dhe i sjellim të përmbledhura.

"Dhunues nuk lindin" - Një nga parullat e protestës

"Nuk e besojmë se ende duhet të protestojmë për këtë m**"



"Edhe sa" - Qytetarët kërkojnë moblizilim nga institucionet për ta parandaluar dhunën dhe dhunimin e grave

"166 raportime, edhe sa"

"Fëmijë, për kënd duhet me qenë"

Një qytetare e nervozuar, nuk i kursen brohoritjet në protestë

"Eduko djalin"

"Nuk ka dështu nana, ka dështu shteti" - "Çika e gra jemi bashkë, krah për krah"

"Grua armatosu" - Protestuesit kërkojnë që grave t'u lejohet armatosja për t'u mbrojtur

"Ndërgjegje të vdekura"

"Mënyra qysh unë veshna, nuk ta jep ty t'drejtën me m'prekë"

"Krim dhe ndëshkim" - Protestohet me librin e Dostojevskit

Mijëra qytetarë duke protestuar

Qytetarët gjuajtën me ngjyrë disa prej institucioneve

PA KOMENT! Turma duke protestuar

Policia e rreshtuar para institucioneve

"Pandemia e përdhunuesve"

"Sot ajo, nesër unë"

PA KOMENT

Lajme të ngjashme