Dëshmitarin i 120 në Hagë: Pretendon se u rrëmbye dhe u keqtrajtua nga persona me emblema të UÇK-së - NACIONALE

Dëshmitarin i 120 në Hagë: Pretendon se u rrëmbye dhe u keqtrajtua nga persona me emblema të UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari i 120-të ZPS-së i cili mban kodin W00542 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është më masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar përmes videolidhjes. Pyetjet për atë i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori Cezary Mihailzcuk, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në qershor të 1999-ës, dëshmitari 00542 dhe një i afërm i tij, u rrëmbyen nga persona të armatosur që kishin uniforma me emblema të UÇK-së të cilët i dërguan në një vend ku i mbajtën të ndaluar dhe i morën në pyetje dhe i keqtrajtuan. Gjatë kohës që ishte i ndaluar 00542 u mor në pyetje nga një komandant në atë vend. 00542 pa me sytë e tij se si janë keqtrajtuar të ndaluar të tjerë që mbaheshin atje. Dëshmitari 00542 u lirua pas disa ditësh”, tha prokurori Mihailzcuk.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjas tri orë. Nga kjo kohë, Prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth 45 minuta për pyetje ndërsa ekipet e mbrojtjes të gjitha se bashku kanë parashtruar se i duhen dy orë për kundërpyetjet e tyre.

Lajme të ngjashme