Dëshmitari i 35 në Hagë: Ndalimi nga UÇK-ja nuk kishte lidhje me luftën, lidhej me një konflikt në fshat - NACIONALE

Dëshmitari i 35 në Hagë: Ndalimi nga UÇK-ja nuk kishte lidhje me luftën, lidhej me një konflikt në fshat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari i 35 në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Ai e ka pranuar se ndalimi nga UÇK-ja nuk kishte asgjë ndërlidhje me luftën.

“Pra, ajo se çfarë iu ndodhi juve nuk kishte lidhje as me UÇK-në as me luftën?” – e pyeti Keohe dëshmitarin.

Dëshmitari pohoi se arrestimi dhe ndalimi i tij nga UÇK-ja kishte lidhje me një konflikt ose mosmarrëveshje me një familje nga fshati i tij.

Ai tha se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë.

“A me ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt. Dikush me ka rrëmbye, por se di kush”, tha dëshmitari.

Seanca më pas vazhdoi e mbyllur.

Lajme të ngjashme