Baza ligjore dhe politike për ‘demilitarizim’ të UÇK-së ishte Rambujeja dhe Rezoluta 12/44, thotë dëshmitari i Mbrojtjes - NACIONALE

Baza ligjore dhe politike për ‘demilitarizim’ të UÇK-së ishte Rambujeja dhe Rezoluta 12/44, thotë dëshmitari i Mbrojtjes

10 muaj më parë

nga NACIONALE

John Duncan, dëshmitari i tretë i Mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Hagës në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke folur për marrëveshjen e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se baza ligjore dhe politike ishte Marrëveshja e Rambujesë e cila kishte kulmuar në Rezolutën 12/44.

Mbrojtja: Te kush duhej ta merrje autorizimin për negociata?

Duncan: Janë dy aspekte të përgjigjes ndaj pyetjes suaj. Mandati ligjor që të angazhohem në negociata, ishte Rezoluta 12/44 që instruktonte komandanti ne KFOR-it për ta demanilizutuar UÇK-ne. Pastaj mandati politik për ta kryer atë: dhe këtë e mora nga Uashingtoni, Londër, the Havier Solana, Sekretari i Pëergjitshëm, dhe te Solana shkova përmes Clarkeut. Baza ligjore ishte 12/44.

Rambujeja, po...problemi nëse mund të digresojë te problemi ligjor që e kishim. Kishte shumë deklarata dh evendime në nivelin ndërkombëtar që kulminuan në 12.44; ishte Rambuje dhe deklarata e G8”, tha Duncan.

Lajme të ngjashme