Bardhyl Mahmuti në gjykimin e Pjetër Shalës: Në Kukës kam qenë vetëm një herë - NACIONALE

Bardhyl Mahmuti në gjykimin e Pjetër Shalës: Në Kukës kam qenë vetëm një herë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, po jep dëshmi në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Ai ka folur rreth vulave gjatë lëvizjes nëpër Shqipëri.

“Mund ta them se dalja duhet të jetë nga fundi i muajit prill, e deri në qershor në përfundim të luftës nuk kam qenë në Shqipëri, sepse kam qenë në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Belgjikë”, tha dëshmitari.

Po ashtu, ai tha se ka një lidhje mes vulës së Republikës së Sllovenisë e 21 prillit 1999 dhe vulës së Republikës së Shqipërisë më 22 prill 1999.

Ndërkaq, Mahmuti tha se në Kukës ka qenë vetëm një herë në maj të vitit 1998.

“Nga qershori 1998 deri në qershor kur ka përfunduar lufta në Kosovë, asnjëherë s’kam qenë në Kukës, përveç në Tiranë dhe Durrës, asnjë vend tjetër s’kam qenë gjatë periudhës 1 qershor 1998 – 12 qershor 1999’’, tha dëshmitari.

Paraprakisht ai ka treguar për shkollimin, kualifikimet e tij dhe të prindërve të tij dhe se e ka quajtur familjen e tij si familje e angazhuar në realizimin e të drejtës kombëtare duke shtuar se kanë qenë të vetëdijshëm se diskriminimi hiqet përmes angazhimit politik.

Ai po ashtu tha se duke qenë pjesë e Lëvizjes Populliste ka qenë edhe në strukturat e UÇK-së.

Lajme të ngjashme