Bardhyl Mahmuti dëshmitar i mbrojtjes në rastin e Pjetër Shalës: Udhëton drejt Hagës - NACIONALE

Bardhyl Mahmuti dëshmitar i mbrojtjes në rastin e Pjetër Shalës: Udhëton drejt Hagës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, do të jetë dëshmitar i mbrojtjes në rastin e Pjetër Shalës.

Lajmin e ka bërë të ditu vetë Mahmuti në një postim në rrjete sociale.

Ai ka bërë të ditur se do të udhëtojë sot drejt Hagës.

Postimi:

NJOFTIM

Të dashur miq,

Me kërkesë të avokatëve të z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023.

Ju njoftoj se gjatë qëndrimit tim në Hagë (deri më 23 shtator), do të shmang komunikimin me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Bardhyli

Lajme të ngjashme