Avokati i Thaçit: Unë punoj brenda mureve të Gjykatës, nuk e di çfarë do të bëjë administrata Trump - NACIONALE

Avokati i Thaçit: Unë punoj brenda mureve të Gjykatës, nuk e di çfarë do të bëjë administrata Trump

1 muaj më parë

nga Besian Beha

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, nuk ka pranuar të komentojë as për mundësinë që administrate Trump të ketë ndonjë efekt në punën e Gjykatës Speciale.

Misetiq ka thënë se puna e tij është të punojë brenda mureve të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se brenda Gjykatës, kanë arritur të vërtetojnë se Prokuroria ka dështuar me rastin kundër Thaçit.

“Nuk jam në një pozicion të di se çfarë do të bëjë administrata Trump. Detyra ime këtu është që të punoj brenda katër mureve të kësaj Gjykate dhe ta kryej punën time deri sa të më thonë që nuk duhet ta bëj më këtë punë. Kështu që brenda katër mureve të kësaj Gjykate, siç thashë ne besojmë se gjatë procesit është qartësuar dështimi i Prokurorisë për të vërtetuar pretendimet kundër Z. Thaçi”, tha Misetiq, raporton Nacionale.

Avokati kroat theksoi se shpresojnë në rezultat pozitiv.

“Pra edhe njëherë, nëse gjyqtarët e shohin këtë rast sikurse ne, gjithë çfarë mund të bëjmë është të shpresojmë për rezultatin pozitiv të cilin po e presim në fund të gjykimit”, tha ai më tutje.

Luka Misetiq është shprehur i bindur në pafajësinë e klientit të tij. Ai ka bërë me dije se prokuroria nuk ka prova kundër ish-presidentit të Kosovës, ndërsa shtoi se provat e Prokurorisë kundër Thaçit, janë tejet të dobëta.

Ai ka treguar se akuzat që nisën me raportimin e Dick Martyt, nuk kanë asnjë lidhje me provat e paraqitura ndaj Thaçit në këtë gjykim.

“Mendoj se ky rast dhe provat kundër Z. Thaçi kanë qenë shumë të dobëta. Nuk mund të flas për provat tani por mendoj se në fund të gjykimit do të shihni se pretendimet që nisën me raportin e Martyt nuk kanë thuajse asnjë lidhje me provat e paraqitura kundër Thaçit në këtë gjykim mbi 2 vjet. Në këtë kuptim jam shumë optimist për rezultatin që del nga ky rast, për z. Thaçi, mendoj se provat kanë qenë shumë të dobëta dhe patjetër se do t’i argumentojmë këto para Trupit Gjykues në kohën e duhur”, tha avokati Misetiq, raporton Nacionale.

Lajme të ngjashme