Avokati i Thaçit: Covey do të dëshmojë se Thaçi nuk kishte pushtet të organizojë apo të ndalojë dhunën në vitin 1999
Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, e ka lexuar një përmbledhje të dëshmitarit Jock Covey.
“Jock Covey ka shërbyer në Kosovë si zëvendësi kryesor i përfaqësuesit të sekretarit Bernard Kouchner, nga korriku 1999 deri në janar 2001. Covey ka luajtur rol të rëndësishëm në UNMIK, sipas rezolutës së OKB-së 1244 në Kosovë, dhe ka punuar ngushtë me figura të ndryshme përfshirë z.Thaçin. Ai ka dhënë prova për rolin e Thaçit për të ndihmuar stabilizimin e Kosovës, duke folur kundër akteve të dhunës, duke kryer demilitarizimin e UÇK-së, duke mbështetur krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës. Konstatimet e tij kanë bërë që të arrijë në përfundimin se Thaçi nuk ka pasur autoritet real mbi UÇK-në, dhe nuk ka qenë në qëndrim që të organizojë apo të ndalojë dhunën gjatë verës 1999, dhe se roli dhe ambiciet e tij ishin të një politikani të aftë për të punuar me UNMIK-un”, ka thënë Misetiq.