"I pa nënshkruar”, Avokati i Nagip Krasniqit pretendon se vendimi i Apelit për paraburgimin e shefit të KEK-ut s'është i ligjshëm - NACIONALE

"I pa nënshkruar”, Avokati i Nagip Krasniqit pretendon se vendimi i Apelit për paraburgimin e shefit të KEK-ut s'është i ligjshëm

3 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Kryeshefi i pezulluar i KEK-ut, Nagip Krasniqi, do të vazhdojë të jetë në paraburgim.

Kjo pasi Gjykata Themelore kishte vendosur ta mbaj në paraburgim të njejtin, e Gjykata e Apelit e rrëzoi ankesën e mbrojtjes së Krasniqit, e cila kërkoi një masë më të butë se paraburgimi.

Sipas Apelit, nëse Krasniqi është në liri, atëherë rrezikon të ndikojë në 5 dëshmitarë të cilët ende nuk janë marrë në pyetje. Por, i pakënaqur e të gabueshëm juridikisht një vendim të tillë po e sheh avokati i Krasniqit Virtyt Ibrahimaga.

Vendim i pa nënshkruar, tejkalim i afateve ligjore?

Avokati i Nagip Krasniqit, Kryeshefit tashmë të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Virtyt Ibrahimaga, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, aktvendimin e Gjykatës së Apelit, duke renditur një mori kritikash.

Ajo që bie në sy në kritikën e Avokatit ka të bëj me mungesën e nënshkrimit të këtij aktvendimi, nga Krytetari i Kolegjit, e data e lëshimit të tij, që sipas Ibrahimagajt, i tejkalon afatet e përcaktuara ligjore.

“Aktvendimi është I pa-nënshkruar nga gjyqtari i shenuar, kurse data e vendimit është me 05.05.2023.

Ankesa e mbrotjes është berë me datë 22.04.2023. Gjykata e Aplelit duhet të vendosë brenda 72 oresh, pasi te kete pranuar pergjigjjen e prokurise, e cila duhet të pergjigjet brenda 24 oreve. Pra Gjykata e Apelit është dashur që të nxjerrë vendimin me se voni deri me datën 27 Prill 2023. Sot eshte data 08 Maj 2023.” – thuhet në shkrimin e Avokatit.

Madje Avokati mbrojtës i Krasniqit po e sheh të pabazuar arsyetimin e Gjykatës së Apelit, se Kryeshefi i KEK-ut, mund të ndikoj te dëshmitarët. 5 dëshmitarët të cilët do të dëshmojnë në këtë rast, sipas Avokatit Ibrahimaga, tashmë veqse janë intervistuar.

“Sa i përket masës së paraburgimit, Gjykata e Apelit konsideron se Nagip Kransiqi duhet të qendroj gjithësesi në paraburgim, sepse mund të ndikoj tek 5 dëshmitare. Cilët deshmitarë nuk janë intervistuar deri me tani, gjykates si duket nuk i intereson. Megjithatë fakt është se te gjithë deshmitarët të cilët prokuroria i ka emëruar në propozimin e saj janë intervistuar nga hetuesia, muaj më parë dhe pas intervistimin kanë vazhduar të punonjë ne të njejtën korporate ku Nagip Krasniqi ka qenë epror i tyre, pa asnje ndikim.

Tutje Avokati ka thënë se masa adekuate do të duhej të ishte, së paku ajo e arrestit shtëpiak.

Ekipit mbrojtës të Krasniqit i është shtuar edhe Avokati Tomë Gashi, duke paralajmëruar se ndaj këtij vendimi të Apelit, do të ankohen në Gjykatën Supreme, që është shkalla më e lartë e gjyqësorit.

Dyshimet e Prokurorisë për Krasniqin

Prokuroria Speciale kur njoftoi se po kërkon nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, përmendi edhe dyshimet për krimet e kryera nga ky i fundit.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Krasniqi dyshohet për tri vepra penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, “ushtrim i ndikimit” dhe “konflikt i interesit”.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.” – është bërë e ditur në njoftimin për media.

Kryeministri i del në mbrojtje

Në adresimin e tij, kryeministri ka mbrojtur drejtorin e KEK-ut i cili dje është arrestuar nën dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kurti në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka pretenduar se opozita i është gëzuar arrestimit të drejtorit të kësaj korporate.

Në anën tjetër është fakt se dje pati një gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit Krasniqi. Por, ky është fakti i opozitës, nuk është fakt i çështjes. Ne e dimë se ka pasur shumë kryeshefa në KEK në të kaluarën, ka pasur keqpërdorim marramendës që asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi drejtësisë.” - ka thënë Kurti.

Ndërkohë, kryeministri shfyrtëzoi rastin që ta sulmojë kryeprokurorin Isufaj, duke i përmendur disa raste të hetimit.

“Unë nuk kam dyshim që në prokurorinë e shtetit dhe atë sa më lart aq më shumë, ekziston një disponim negativ ndaj qeverisjes sonë. Dhe kjo lidhet më shumë se askë tjetër me figurën e prokurorit Blerim Isufaj. Një prokuror i njohur në skenën publike i cili rastin e vrasjes së Dino Hasanajt e karakterizoi në vetëvrasje.” - ka deklaruar Kurti në Kuvend.

LDK: Krasniqi e Martin Berishaj, dy sokë të Kurtit në llupën e drejtësisë

Koodinatori i departamentit të energjisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së sotme, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Azemi para gazetarëve ka deklaruar se kryeshefi i KEK-ut, shërbente si drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ky arrestim vjen pas gati dy viteve të Nagip Krasniqit në krye të kësaj ndërmarrjeje, që janë dy vite të Kosovës të thelluar në krizë energjetike dhe dyshimeve të parreshtura për keqpërdorime e abuzime në sektorin e energjisë. Sipas raportimeve ne medie, ai sot po hetohet për tenderin në vlerë 3.4 milion euro që ia dha një biznesi pas një negocimi për vetëm 6 ditë. Për më tepër, njeriu i Kurtit, Nagip Krasniqi përflitet që kishte qëndruar në një vizitë në Zagreb me Martin Berishaj në 2022 së bashku me një tregtar të energjisë elektrike që ngrite dyshime për marrëveshje të tregtimit të energjisë elektrike.” – ka thënë ai.

Tutje, Azemi ka përmendur edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të dyshuar po ashtu në një aferë korruptive që lidhet me sektorin e energjisë.

“Pra, me Martinin mikun e Kurtit, emri i të cilit prej muajsh po lakohet edhe në mediat e rajonit për një aferë korruptive që lidhet me sektorin e energjisë e për transaksione milionëshe të dyshimta. Janë dy njerëz të Albin Kurtit që përfliten, dyshohen e hetohen për raste korruptive e për dëmtimin e buxhetit të Kosovës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. E Qeveria vazhdon t’i mbrojë këta dy, përderisa vazhdon t’i sulmoj institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës. Pra, gjatë këtyre dy viteve kjo Qeveri përveç që ka treguar që është plotësisht e paaftë të menaxhojë, ata janë duke i shkaktuar Kosovës dëme milionëshe siç janë rastet: - vendimi për t’i nda 100 milionë euro për t’i mbuluar shpenzimet e konsumatorëve në Veri. “ – tha ai.

Zyrtari i LDK-së ka deklaruar se këto veprime e “mosveprime” janë të përshtatura për mafinë energjetike, derisa shtoi se dy shokë të kryeministrit sot janë nën llupën e drejtësisë.

Lajme të ngjashme