Arrestohet drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi - NACIONALE

Arrestohet drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media.

Në komunikatë thuhet se Krasniqi është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Njësia e Veçantë ka bastisur sot zyrën e të Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.” - thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit të shtetit i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.​

Nacionale ka mësuar se Krasniqi po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i autoritetit apo pozitës zyrtare”.

Burimi ka treguar se dyshimet kanë të bëjnë me kontratat për renovimin e kaldajave së bllokut A5.

Kodi Penal i Kosovës këtë vepër e sanksionon me dënim prej 1 deri në 8 vjet burgim.

Në rast se personat zyrtar që kryejnë këtë vepër penbale tejkalojnë shumën e dëmit në 5 mijë euro, atëherë dënimi është me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet.

Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar aksionin në zyret e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Zëdhënësi Bajram Krasniqi për Nacionalen ka konfirmuar se është duke u zhvilluar aksioni por nuk kanë dhënë detaje shtesë për rastin në fjalë.

Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë.” – ka thënë ai.

Pas bastisjes së zyrave qendrore, Policia e Kosovës, ka bastisur edhe banesën e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Siç ka mësuar Koha, Krasniqi ka refuzuar që të hap derën se është i sëmure, kjo ka detyruar Policinë që të thyej derën për të vazhduar bastisjen.

Avokati i Krasniqit, Taulant Ferizi, ka bërë me dije se klientit të tij gjatë bastisjes i është përkeqësuar gjendje shëndetësor.

Ai ka treguar se Krasniqi tani ndodhte në QKUK për trajtim mjekësor.

“Në QKUK është e pamundur me u trajtu shkaku që salla e emergjecnës ku duhet me u kry procedurat EKG kanë qenë të mbushura plotë, për më tepër edhe privatësia aty është zero. Ai ndodhet në QKUK., atij nuk është duke iu leju me zgjedh mjekut që do me u trajtu”, ka thënë Ferizi për Insader.

Lajme të ngjashme