Drejtori i KEK-ut refuzon të kontrollohet nga ekipi mjekësor në QKUK - NACIONALE

Drejtori i KEK-ut refuzon të kontrollohet nga ekipi mjekësor në QKUK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion të bastisjes në KEK. Në këtë aksion është bastisur edhe zyra e drejtorit të kësaj korporate, Nagip Krasniqi, i cili po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati i Krasniqit, Taulant Ferizi, ka bërë me dije se klientit të tij gjatë bastisjes i është përkeqësuar gjendje shëndetësore dhe është dërguar në QKUK.

Ndërsa Koha, ka mësuar se gjatë qëndrimit në QKUK, Krasniqi ka refuzuar që të kontrollohet nga mjekët përkundër se ai është i sëmurë.

Kjo është vepra penale për të cilën po dyshohet Krasniqi

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, sipas burimeve të Nacionales, pritet të arrestohet nga Njësiti për Krime Ekonomike.

Nacionale ka mësuar se Krasniqi po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i autoritetit apo pozitës zyrtare”.

Burimi ka treguar se dyshimet kanë të bëjnë me kontratat për renovimin e kaldajave së bllokut A5.

Kodi Penal i Kosovës këtë vepër e sanksionon me dënim prej 1 deri në 8 vjet burgim.

Në rast se personat zyrtar që kryejnë këtë vepër penale tejkalojnë shumën e dëmit në 5 mijë euro, atëherë dënimi është me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet.

Lajme të ngjashme