Trepça në finale, e eliminon lehtësisht Prishtinën - NACIONALE

Trepça në finale, e eliminon lehtësisht Prishtinën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trepça ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike për ta eliminuar Prishtinën dhe njëkohësisht avancuar në finale.

Skuadra mitroviase padyshim ka skuadrën më të mirë në historinë e klubit, ndërsa ka regjistruar fitore bindëse 82:69 (21:19, 21:12, 18:18, 19:20).

Trepça e nisi për mrekulli duke e mbyllur çerekun e parë me pesë pikë epërsi (24:19), ndërsa vetëm e rriten ritmin në çerekun e dytë duke qenë plot nëntë pikë dallim 21:12.

Prishtina nisi të këndellet tejet vonë. Bardhëkaltërit filluan të zhvillojnë paraqitje të mirë vetëm në dy çerekët e fundit, por prapë nuk është që bënë përmbysjen.

Çereku i tretë ishte shumë i barabartë 18:18, ndërsa në të fundit Prishtina e mbylli me vetëm një pikë epërsi 19:20.

Më i dalluari te Trepça ishte Brandon Edwards me 20 pikë, ndihmuar nga Edge me 15 sosh, kurse te Prishtina u dalluan Clark e Armstead me nga 16 pikë. Fatkeqësisht ën këtë përballje dëshpëroi keq Dardan Berisha, me vetëm një pikë në 13 minuta sa luajti.

Kësisoj, Trepça shkon në finale të play-offit ku e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër Golden Eagle Ylli – Peja.

Lajme të ngjashme