Tri herë dy vëllezër, pesë viktima në mes: Gjyqet e kësaj jave - NACIONALE

Tri herë dy vëllezër, pesë viktima në mes: Gjyqet e kësaj jave

2 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

"Vllaun mshel gjyqi ja patë dhanë tri vjet, thojke burgi osht për burra qe vjen puna shkoj apet.", Këto vargje të reperit Buta, për fatin e keq të tij, të vëllait Qendrimit e të viktimës Gazmend Hyseni u bënë realitet.

Qëndrim Januzi tash e dy vjet po mbahet në paraburgim, e po gjykohet për vrasjen e Gazmend Hysenit. Sipas aktakuzës më 28 maj 2022, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, afër një marketi Qëndrim Januzi, apo siç e thërret vëllau i rij repist “Rifa” me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin G.H.

Krejt kjo pasi i ndjeri besohet se ia dogji veturën reperit Buta.

Këtë javë, Qëndrimi para gjykatës u kërkoi falje familjarëve të Gazmendit.

E kur avokati i tij u lëshua në detaje, duket se ishte e rëndë për familjarët e viktimës, të cilët reaguan.

Avokati i Januzit ka thënë se ky i fundit ka qenë i provokuar e në ankth, nga tani i ndjeri.

Nexhat dhe Jeton Vllasaliu

E dy vëllezër të tjerë, por në këtë rast në bashkëkryerje dyshohet e vranë një biznesmen për 30 mijë euro. Nexhat dhe Jeton Vllasaliu dyshohet se për 30 mijë euro, e vranë e ia zhdukën trupin biznesmenit Bedri Rexhepi.

Seanca e kësaj jave nuk zgjati meqenëse mungoi një dëshmitar, por avokati i Nexhatit pati disa fjalë për paraburgimin e tij.

Gllogjani

Prapë dy vëllezër. Kësaj herë së bashku me babain, Halili Kreshnik e Kastriot Mehmetaj janë të dyshyuar për një vrasje të trefishtë. Në Gjykatën e Pejës u mbajt shqyrtimi gjyqësor për njërën nga vrasjet më misterioze, pas luftës në Kosovë. Dikush shtiu mbi autobusin që po shkonte për në Gllogjan, duke lënë të vdekur shoferin e autobusit e dy nxënës.

Prokuroria dyshon se kjo vrasje është bërë për qëllime hakmarrëse ndaj shoferit G. Gj., duke e lidhur këtë vrasje me “vetëvrasjen e H. M., në vitin 2020”, e cila ishte bija e të akuzuarit Halil Mehmetaj.

Sipas Prokurorisë, për këtë vetëvrasje që kishte ndodhur në familjen Mehmetaj, këta të fundit e kishin fajësuar shoferin G. Gj., i cili u vra në sulmin kundër autobusit në Gllogjan mbrëmjen e 26.11.2021.

Për këtë vrasje, këtë javë ka dëshmuar një banor i Gllogjanit, duke rrëfyer para gjykatës atë se çka kishte dëgjuar, vetëm pak çaste para vrasjes.

Për këto fjalë, dëshmitari u përballë me një sërë pyetjesh nga Avokatët.

Meqenëse kjo është vetëm një përmbledhje javore e punës tonë nëpër gjykata, ju ftoj që të gjitha këto raste që përmendëm e shumë raste të tjera, t’i përcillni çdo ditë në Nacionale.com e Nacionale Videos në Facebook. Si dhe në kanalin tonë Nacionale në Youtube.

Lajme të ngjashme