Kjo është vepra penale për të cilën po dyshohet kryeshefi i KEK-ut - NACIONALE

Kjo është vepra penale për të cilën po dyshohet kryeshefi i KEK-ut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, raportohet se ka rënë në pranga.

Sipas burimeve të Naiconales, Krasniqi pritet të arrestohet nga Njësiti për Krime Ekonomike.

Një aksion po zhvillohet për më shumë se një orë në zyret e KEK-ut.

Nacionale ka mësuar se Krasniqi po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i autoritetit apo pozitës zyrtare”.

Burimi ka treguar se dyshimet kanë të bëjnë me kontratat për renovimin e kaldajave së bllokut A5.

Kodi Penal i Kosovës këtë vepër e sanksionon me dënim prej 1 deri në 8 vjet burgim.

Në rast se personat zyrtar që kryejnë këtë vepër penbale tejkalojnë shumën e dëmit në 5 mijë euro, atëherë dënimi është me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet.

Lajme të ngjashme