“20 milionë euro, 30 vetura”, Blerim Isufaj me ekipen e tij shënjestrojnë një rast të ri në krimet e rënda - NACIONALE

“20 milionë euro, 30 vetura”, Blerim Isufaj me ekipen e tij shënjestrojnë një rast të ri në krimet e rënda

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili vetëm dy ditë më parë, s’e mori “aminin” e Presidentes Vjosa Osmani, për t’u bërë Kryeprokuror i Kosovës, sot së bashku me ekipin për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e rasteve të krimevë të rënda, njoftuan se kanë shënjestruan një rast të madh për t’a trajtuar.

Rasti ka të bëjë me “Shpërlarje të parave”, e vlera e tyre e sekuestruar deri më tani është 20 milion euro, e 30 vetura. Gjithashtu tre persona ndodhen nën masën e Paraburgimit në lidhje me këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një (1) rast të ri.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shenjëstruar për “Shpëlarja e parave”, si dhe vepra të tjera penale.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion (20.000.000) euro.

Në ketë rast për momentin janë të ndaluar tre (3) persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit.

Lajme të ngjashme