VV, PDK, LDK dhe AAK me kandidat të përbashkët për kryetar komune në Graçanicë - NACIONALE

VV, PDK, LDK dhe AAK me kandidat të përbashkët për kryetar komune në Graçanicë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK, janë bërë bashkë në komunën e Graçanicës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në një koalicion që e kanë emëruar ‘Aleanca Shqiptare’.

Nacionale ka biseduar me kandidatin për kryetar të komunës së Graçanicës nga “Aleanca shqiptare’, z.Leutrim Ajeti.

“Ideja ka qenë e mëhershme, para shumë vitesh, por para shumë vitesh, në momentet e fundit gjithmonë pati dalë një parti me listën e tyre dhe nuk arrinim të unifikoheshim.

Kësaj here, kemi arritur ta bëjmë këtë”, thotë Ajeti.

Ai ka falënderuar të gjitha partitë politike që janë bashkuar në këtë koalicion.

“Kjo është e mira, kjo është fitorja e parë konsideroj, e pastaj fitoren tjetër, do ta festojmë më 12 tetor.

Falënderoj partitë tjera për bashkëpunimin për këtë listë të përbashkët shqiptare.

Mendoj që fushata do të jetë e vështirë në aspektin e nxjerrjes së votuesve shqiptarë, nuk shoh sfidë tjetër”, tha Ajeti.

Lajme të ngjashme