Vuk Jeremiq shkoi në Cambridge për të bërë propagandë: Gozhdohet nga Leart Ajvazaj, gjeniu i matematikës - NACIONALE

Vuk Jeremiq shkoi në Cambridge për të bërë propagandë: Gozhdohet nga Leart Ajvazaj, gjeniu i matematikës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani nacionalist serb, Vuk Jeremiq, shkoi në Cambridge për të bërë propagandë, por atje u gozhdua nga Leart Ajvazaj, gjeniu i matematikës.

Më poshtë, tranksripti dhe video se çka i tha Learti, Vuk Jeremiqit:

"Z. Jeremiq, ju e nisët duke përmendur përvjetorin tuaj. Po i bashkohem punës së përvjetorëve dhe të them se këtë muaj shënohet 25 vjetori prej që45 shqiptarë ishin kidnapuar nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe ishin vrarë nga trupat serbe.

Në Serbinë e sotme, kjo konsiderohet teori konspirative, dhe ky është qëndrimi i shtetit serb, i atij shteti që ju i keni shërbyer dhe i të njëjtit shtet që ka vrarë 13 mijë civilë më 1998 e 1999 dhunoi mijëra gra më 1998/99 dhe i dëboi miliona shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë familjen time meqë ra fjala.

Unë nuk kam dëgjuar ndonjë kërkim-falje nga Serbia. E di se ju nuk e keni bërë një të tillë gjatë kohës si ministër i jashtëm.

Dhe ju flisni për Millosheviqin si një përjashtim të rralë: “Oh, ai ishte...diktator i çmendur, ai ishte Sadami ynë, tash s’kemi diçka të tillë...”

Epo, kjo qartazi është e pavërtetë.

Sepse nëse e shihni Serbinë para Millosheviqit, për aq sa Kosova ishte e okupuar nga Serbia, planet për shfarosjen e shqiptarëve ekzistonin me Çubrilloviqin, Andriqin... dhe nëse e shihni Serbinë pas Millosheviqit prej që ai e vrau veten, ju keni pasur (i ndërhyhet “ai vrau çka?”)

Ju lus më lejoni ta përfundoj. Dy fjali!

Ju i keni pasur disa nacionalistë të preokupuar në imazh që thonin : “Oh, ne s’e duam Millosheviqin,” por që i thonë të njëjtat budallallëqe për Kosovën, dhe më pas keni dikë që po e udhëheq Serbinë qe 10 vjet që është bukfalisht dishepulli i Millosheviqit, ai që ishte ministër i Informacionit në Qeverinë e Millosheviqit.

Më falni, (por) kjo është thjesht qesharake!

(I ndërhyhet) Cila ishte pyetja juaj?

Pyetja është: si i përgjigjeni këtyre fakteve sepse unë besoj se ekziston diçka si e vërteta.

Ndoshta ju mund të thoni, “Oh, këta 744 njerëz që u gjetën në Batajnicë që ishin vrarë në Kosovë dhe u çuan qindra kilometra larg në Serbi ndoshta e çuan veten në Serbi dhe u shtrinë të vdekur...” Ndoshta ky është versioni juaj i të vërtetës meqë duam të relativizojmë gjithçka.

Pyetja ime është: si do të pajtoheni me këto fakte?!

Lajme të ngjashme