Votuesit e Kurtit e urrejnë këtë video
Po e parafrazoj matematicientin dhe filozofin Betrand Russell: Ai thotë që shoqëria moderne është në telashe te mëdhaja sepse budallenjtë janë të bindun në idetë e tyre, kurse të mençurit janë plotë me dilema.
Këta që s’kanë dilema, këta e kane edhe tonin e zanit shume ma të naltë, sepse besojnë vërbërisht në një pikëpamje.
E kanë gjetë të vërtetën.
E dinë të vërtetën.
Kosova ne fakt sot e katër vjet osht duke u udhëhequr prej një personi qe beson fuqishëm që është baba i te vërtetës. Ai fatin e vendit e ka lidhe me fatin e tij. Kur thotë Kosova mendon Albini e kur thotë Albini mendon Kosova.
S'kam qare pa e përdorë edhe një citat tjetër, e mandej ka mundësi qe i them mendimet e mia. Voltair thotë “e du njerin qe osht ne kërkim te se vërtetës, e urrej njerin që thotë se e ka të vërteten, se e ka gjetur të vërteten”.
Por fatkeqësisht osht i madh numri i njerëzve ne Kosove qe po e bon saktësisht te kundërtën. Janë dashuru në njeriun që thotë se e ka të vërtetën.
Për te paditurit dhe për fundamentalistet, domosdoshmërisht për budallenjtë, jeta, e vërteta, zgjidhja e problemeve, duhet te jete e thjeshte. Ata ma se shumti u besojnë njerëzve qe ofrojnë zgjidhje te shpejta, premtojnë zgjidhje te atypëratyshme.
Qysh tha ne një kolumne te tij ne Neë York Times – edhe një citat – Frank Bruni, profesor, kur ai flet me studentat e tij, senin që e përseritë më së shpeshti për studentat e tij është kjo “jeta osht e komplikume” dhe “bëhuni të perulur, të thjeshte dhe modest”.
Na si shoqëri po përballemi me një elitë politike, që ka krijuar besimtarë, që e bojnë të kundërtën e këtyne këshillave. Premtojnë zgjidhje akute dhe të thjeshta.
Bie fjala: e rikthejmë sovranitetin në veri me çdo kusht, sepse na jena shtet sovran. Sipas tyne kjo osht çështje e thjeshtë. Ne fakt, për çdo budalla, edhe duket e tillë.
Pse çka, thojnë ata?
Ndaqin serbët me nejtë let të rrinë, mos daqin, lë të shkojnë. Ndaqin me marrë pjese në zgjedhje le të marrin, mos daqin i marrim na institucionet.
Shumë mirë. I morëm institucionet.
U detyruam me organizu referendum, me i harxhu 250 mijë euro, me provu me i dhanë rrugë asaj zgjidhjes së shpejt.
Prapë serbët nuk dolën.
Udhëheqësia e ka prape një zgjidhje të thjeshte edhe për këtë problem të komplikum. U kry thojnë. Na i lutem, ata nuk deshtën, perhajri mandati i plotë kryetarëve aktual të zgjedhur me 1 për qind.
Shkojne edhe ma larg: i thojne Evropes hiqni tash sanksionet, se na e bonem punen tone. Ah, po, se harrova, atribut i kesaj kategorie osht edhe me fole ne emen te cdokujt.
Kalon nje kohe, kurse Evropa nuk t’i hjeke sanksionet, ndoshta t’i shton.
Pra ai vendimi i pare fillestar per zgjidhje te shpejt dhe bardh e zi te problemit te veriut sa vjen e bohet edhe ma lluge.
Dikush thote “hajt ti, qysh e kishe zgjidhe”.
Nuk e di, vetem me lejoni ta citoj profesorin Frank Bruni: Jeta osht e komplikume. Njerezit normal bojne kompromise, kurse terroristet dhe fundamentalistet e bojne te kunderten. E veshin ni jelek me dinamit, edhe e trusin pullen. Jane te gatshem per me vdeke per te verteten e tyne.
Njojt edhe per dinarin. Thojne “kallaj osht kjo pune”. E nalim dinarin, sepse qishtu thote Kushtetuta e jone, se kjo osht pune e thjeshte.
Deri qitashte, asnje pune nuk osht kane e thjeshte, asnje pune nuk osht kry.
Ah, po, jane do pune te thjeshta, te cilat i kish konstatu raporti i Departamentit amerikan te shtetit: Korrupsioni serioz ne Kosove.
Pse osht i thjeshte korrupsioni? Sigurisht qe nuk osht krejt i thjeshte, se edhe aty duhen do allashvereshe, do takime ne banesa, do peshperitje, por osht ma i thjeshte se sa le te themi tenderi i paster dhe me konkurrence.
Kjo klase politike une jam i bindun qe ka me i turre, ka me i orientu, militantat ne drejtim te Amerikes. Ka me i binde ata qe Amerika osht ma e korruptume se sa Kosova e jone dhe qeveria e jone. Mirepo per njerez qe i kane dy fije men, mjafton vec me i pase ngu faktet qe i ka prezentu LDK per tenderat njeburimor, per me konstatu qe raporti i Dash’it osht i sakte.