Video: Si u tentua t’i zihet ulësja Haki Abazit në Kuvend me “urdhrin” e Kurtit dhe Kusarit siç pretendon deputeti
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, dje lëshoi akuza ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe shefes së Grupit Pralamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilës.
Sipas Abazit, dje u urdhëruar që deputetit t’i zihet ulësja.
Të implikuar në konspiracionin kundër Haki Abazit ishin gjashtë deputetë gjithsej.
Video më poshtë tregon se si fillimisht Sali Zyba kishte zënë karrigen afër Abazit, e pastaj ia lëshoi atë karrige Ardian Golës, ndërsa në vend të Abazit u ul Besim Muzaqi.
Abazi insistoi në ulësen e tij, por në fund “përfitoi” Sali Zybën afër.