Vendi ku vdiq heroi Afrim Bunjaku | Dy kamionët që bllokuan rrugën për Banjskë dhe që shënuan nisjen e momentit kritik
Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
E katër ditë pas këtij sulmi të armatosur, gjurmë të shumta kanë mbetur pas në fshatin Banjskë të Zveçanit, aty ku më 24 shtator një grup i armatosur u përlesh me Policinë e Kosovës.
Grupi i armatosur, pasi vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, u strehua në Manastirin Ortodoks të Banjskës dhe objektet përreth tij. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues të armatosur, që të tre serbë të Kosovës.
Videoja në vazhdim e tregon vendin se ku u vra polici Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës.