"Vdekja është një ndër të vërtetat absurde e cila është bashkë me ne tërë kohën" - NACIONALE

"Vdekja është një ndër të vërtetat absurde e cila është bashkë me ne tërë kohën"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ndër proceset e patjetërsueshme jetësore është vdekja. Një temë për të cilën në përgjithësi flitet shumë rallë, sa do që vdekja mund të jetë kudo mes nesh.

Arbër Ramadani në emisionin TOK tregon për eksperiencën e tij me humbjen e vëllait.

Gazetari i Nacionales, Arbër Ramadani afro para 10 vitesh ka humbur vëllain, Shkëlqimin. I cili ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër më 11 nëntor të vitit 2013, në moshën 22 vjeçare.

“Mund ta them që ka qenë dita më e rëndësishme e jetës, sepse ma ndryshuar edhe pikpamjen për botën. Se unë konsideroj që vdekja deri në momentin që na troket te një anëtar i ngushtë i familjes është një koncept që ne njohim, e dëgjojmë por e njohim si një koncept të huaj. Në momentin që na ndodh pastaj bëhet e vërteta jonë”.

Arbëri thotë se njeriu mund të ndjej empati deri në një masë të caktuar për një rast kur i ndodh tjetrit, por kur ne personalisht humbim një person atëherë dhimnja është shumë më e madhe dhe e thellë.

“E di që vdekja është një ndër të vërtetat absurde e cila është bashkë me neve tërë kohën. Mirëpo për ti kuptuar këto gjëra, duhet ta kuptosh që nuk është e thjeshtë, nuk është e lehtë. Duhet të kalosh nëpër dhimbje shumë, shumë të mëdha”.

Ai konsideron se vetmia është një fazë e domosdoshme për të tejkaluar situata, duke e ndjerë dhimbjen deri në fund si dhe duke e parë ngjarjen me një sy objektiv.

“Mendoj që është një ndër gjërat që duhet ta bëjnë, nëse kanë forcë është shumë e rëndësishme; ta shkëpusin veten nga ngjarja. Me kuptu si një të vërtetë që ndodh, në botë”.

Arbëri thotë se dhimbja nuk tejkalohet veç se “mësohesh me jetu me atë dhimbje”.

Për detaje, ndiqni intervistën e plotë:

Lajme të ngjashme