Udhëtoi nga Shkupi në Qabe me biçikletë për 42 ditë duke bërë rreth 4 mijë kilometra rrugë - NACIONALE

Udhëtoi nga Shkupi në Qabe me biçikletë për 42 ditë duke bërë rreth 4 mijë kilometra rrugë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ky është rrëfimi i qytetarit që udhëtoi nga Shkupi për në Qabe me biçikletë.

Ai i thotë Nacionales, veç tjerash:

'Frymëzimi i këtij udhëtimi, prej Shkupi në Mekë, ishte që unë gjatë kohë merrem me sport, bjeshkatari, ciklizëm, në 20 vitet e fundit.

Dëshira ime ishte ta bëj këtë udhëtim të shenjtë prej Shkupit në Mekë me bicikletë.

Unë kam fillu prej Shkupit më 1 prill dhe kam arritë në Mekë më 12 maj 2024 ku ka zgjatë diku 42 ditë gjithsej, afër 4 mijë kilometra.

Do të kisha thanë se në këtë udhëtim të gjatë më është dashtë gjatë kohë të bëj përgatitje fizike dhe psiqike, që me ushtrime, me tjera po edhe ajo psicike më është dashtë të përgatitem për shkak se e kam paramendu që mbërrij në disa situata të vështira që duhet t’i tejkaloj me durim dhe forcë.'

Lajme të ngjashme