Si u krye vrasja e dyfishtë në Vushtrri? Jetmir Sinani kthehet në vendin e krimit ku akuzohet se ua mori jetën dy personave - NACIONALE

Si u krye vrasja e dyfishtë në Vushtrri? Jetmir Sinani kthehet në vendin e krimit ku akuzohet se ua mori jetën dy personave

1 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Saktësisht 2 vjet pas, Jetmir Sinani u kthye në vendin e krimit.

Në këtë rrugë në Vushtrri, ai po akuzohet se i ka vrarë dy persona në tetor të vitit 2023.

Ajo që nisi si përleshje një ditë më parë, kishte përfunduar me fatalitet ku u vranë Fatos Zenuni dhe Liridon Musliu.

Ngjarja nisi me të shtëna me armë zjarri në ajër e përleshje.

Por, afër vendit të ngjarjes, i akuzuari kryesor Jetmir Sinani e kishte shtëpinë. Sipas aktakuzës, aty kishte shkuar dhe ishte pajisur me armën AK-47 dhe kishte gjuajtur në drejtim të viktimave, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

E gjithë kjo ngjarje, u rikonstruktua këtë të martë.

Trupi gjykues doli në vendin e ngjarjes, dhe dëgjoi komplet historinë e shpjeguar nga Sinani dhe jo vetëm.

Ekipi i Nacionales nuk u lejua të qëndronte afër për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes.

Megjithatë, kjo zgjoi edhe interesimin e banorëve përreth.

Por, fëmijët në shkollë po e vazhdonin rutinën normalisht.

Në gjykim, Jetmir Sinani ishte dënuar me 24 vjet burg. Megjithatë, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

E për ta kuptuar të vërtetën, u krye edhe ky rikonstruktim.

Pas përfundimit, i akuzuari u kthye në paraburgim e rruga u hap për qytetarë.

Lajme të ngjashme