"Tualeti prej arit i Putinit": Pasuria marramendëse që mendohet se posedon lideri rus - NACIONALE

"Tualeti prej arit i Putinit": Pasuria marramendëse që mendohet se posedon lideri rus

11 muaj më parë

nga Miranda Shala

Edhe pse në letra lideri rus Vladimir Putin, duket një burokrat modest, realisht ai mund të jetë një prej njerëzve më të pasur në planet.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ShBA dhe vende të shumta evropiane kanë njoftuar sanksione të vazhdueshme ndaj tij, por megjithatë duket se ndikimi i këtyre sanksioneve është vetëm simbolik.

Nuk dihet saktë shuma që ai posedon, pasi Putin ka fshehur gjurmët e aseteve të tij, por sipas një raporti të “Panama Papers” ndër pronat luksoze që janë zbuluar se kanë lidhje me miqtë dhe familjarët e Putinit janë një mega-jaht me vlerë 100 milionë dollarë dhe një pallat afër Detit të Zi që thuhet se është ndërtuar për përdorimin personal të Putinit.

Kremlini të ardhurat vjetore të Putinit i ka paraqitur rreth 140,000 dollarë në vit që nuk është shifër modeste në Rusi, por nëse shohim koleksionin e orëve luksoze që mban, duket e vështirë që këto para t'i mjaftojnë, pasi ai koleksion vlen shumëfish më shumë se paga e tij zyrtare.

Bill Browder, një investitor në Rusi që më pas është bërë kritik i ashpër i Putinit ka thënë para Senatit amerikan se pasuria e liderit rus është rreth 200 miliardë dollarë në asete, gjë që do ta bënte Putinin ndër njerëzit më të pasur në tokë.

Detaje të tjera nga pasuria që mendohet se i takon liderit rus, i gjeni në VIDEON E PLOTË:

Lajme të ngjashme