Thellohet skandali në Kamenicë për konkursin e mësimdhënëses: E qesin një 'screenshot' në Facebook, më pas e fshijnë - NACIONALE

Thellohet skandali në Kamenicë për konkursin e mësimdhënëses: E qesin një 'screenshot' në Facebook, më pas e fshijnë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Imagjinoni të kandidoni për një pozitë pune dhe të mos merrni asnjë njoftim zyrtar për testin dhe për më keq komunarët ta huqin emailin tuaj. Kjo i ka ndodhur Besa Mehmetit, e cila u njoftua se po ndodhte testimi përmes telefonit kur ai test veçse kishte nisur.

E gjithë kjo ndodhi më 12 shtator. Mehmeti shkoi në testim me ngut, por mbërriti me vonesë dhe pati kohë vetëm 10 minuta që ta mbushte testin. E gjithë kjo ndodhi në Kamenicë. Në web-faqen e kësaj komune nuk ekzistonte asnjë njoftim për këtë çështje.

Drejtoria për Arsim në komunën e Kamenicës i tha Nacionales se kandidates i kishte shkuar njoftimi me email, ndoshta pa e ditur se e kishin dërguar në email adresën e gabuar.

Por, kjo s’është e tëra.

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë përmes një reagimi theksoi që znj. Besa Mehmeti mori email më 8 shtator 2023, tri ditë para testimit.

Komuna publikoi edhe screenshot, duke e lënë edhe emailin që e ka nisur te zonja në fjalë. Por, del se komuna ia ka huqur emailit. Nacionale do të provojë që të kontakojë me personat përgjegjës për këtë rast për të parë se cila do të jetë rruga tutje.

Besa Mehmeti, kandidoi për mësidhënëse në komunën e Kamenicës më saktësisht, mësimdhënëse për art figurativ.

Për më shumë ndiqeni storien e realizuar në Nacionale Videos.

Lajme të ngjashme