Te Sali Berisha: Në Tiranë Berati mban fjalim, nën ballkonin e Doktorit
Berat Buzhala dhe Burim Pacolli kanë qëndruar nën ballkonin e banesës së Sali Berishës.
Burimi ka bërë një intervistë me Beratin rreth Sali Berishës.
“Këtu jemi te banesa e zotit Sali Berisha, doktorit, liderit me jetën ma të gjatë politike ndoshta në Evropë. Kur u bë ky president në vitin 1992, Thatcher u kanë në Angli, Kohli në Gjermani, Gjorgj Bush Plaku në Amerikë. Ky atëherë ky i ka fitu zgjedhjet në prill 1992. Deri më 1997 kallet Shqipnia për shkak të firmave piramidale. Mandej cka ka bë vaki, e hjekin këtë prej pushtetit, se u kall Shqipëria, u prish më 1995 me amerikanët se i pat arrest ky do grek. Shkoi në opozitë ky nja 5-6 vjet. Erdhën socialistët në pushtet, Nano, Majko e të kthehet ky apet më 2004. Edhe nejti nja tetë vjet të tjera. Tash qitu është njëfarë ballkoni qatje (te qai’ flamuri), edhe cka ka bë vaki, SPAK, Prokuroria Speciale e Shqipërisë, e kanë qitë, është i dyshimtë që dhandri i tij, kur u kanë kryeministër, nuk janë respektu procedurat, pra dhandri i tij i ka marrë do banesa dicka, me një fjalë e komplikume.
Prokuroria i thotë këtij me u lajmëru e ky nuk u lajmërojke edhe ka mbetë qaty në arrest shtëpiak.
Ky ka mujtë me kanë në liri vec me shku nja ni javë me u lajmëru në polici. Ju ka dokë që njëfarë lloj viktimizimi e qishtu, tash cdo mbramje del në ballkon qatje, njerëzit e presin shumë.
Unë i kam mendimet për Berishën, në fazë të ndryshme, ka bë punë të jashtëzakonshme në epoka të ndryshme e ka pasë ramie në epoka të ndryshme.
Ka plot sene të mira të Berishës, po tash nuk e di cka osht kah lyp o vëlla, u hi në Listën e Zezë të Amerikës.
Ky doket që është rivali i Ramës, po nuk është se ky i ka nja 800 vjet.
E ka suportu Bashën, votone votone, u prish me Lulin e tash ky ose njerëzit e tij i shajnë krejt njerëzit që nuk janë me Berishën.
Tash unë mendoj që pa shku Berisha, Ramën e ke në pushtet”.
Dëgjojeni të plotë fjalimin e Buzhalës nën Ballkonin e Berishës.