Te copa e famshme e asfaltit para sallonit të të pameve në Shtime: Kryetari Aliu e prezantoi si projekt që sjell ndryshim të madh - NACIONALE

Te copa e famshme e asfaltit para sallonit të të pameve në Shtime: Kryetari Aliu e prezantoi si projekt që sjell ndryshim të madh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i trumeptoi si arritje të madhe pak metra asfalt të shtruar pranë sallonit të të pames në këtë komunë.

Edhe pse nga fotografitë e publikuara duket qartë se bëhet fjalë vetëm për një segment të vogël rruge, i pari i Shtimes, nga radhët e VV-së, e ka cilësuar këtë si një “investim” me vlerë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Aliu ka shkruar se ky është një investim i vogël, por që sjell një ndryshim të madh për qytetarët.

“Në çdo cep të qytetit po shtohet nga një arsye për të buzëqeshur 😊 Këto ditë është asfaltuar edhe rruga pranë Sallonit të të Pames në Shtime, një investim i vogël që sjell ndryshim të madh për qytetarët tanë”, ka shkruar Aliu.

Për më shumë, ndiqni storjen e gazetares Besarta Hoti:

Lajme të ngjashme