Të akuzuarit për tentim vrasjeje ndaj kryeinspektorit Fazliu paraqesin mbrojtjen e tyre në gjykatë
Është mbajtur seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve – Behar Halili, Shpëtim Tahiri dhe Mentor Beqiri – të akuzuar për tentim vrasjeje ndaj kryeinspektorit Nexhat Fazliu.
Në seancën e mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, para trupit gjykues mbrojtjen e tyre e paraqitën të akuzuarit Halili dhe Tahiri, të cilët mohuan akuzat për përfshirje në rrahje dhe sulm ndaj të dëmtuarit Fazliu.