Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel: A do të eskalojnë edhe më shumë tensionet mes Kosovës e BE-së
Kosova dhe BE-ja i kishin raportet e tensionuara edhe para ditës së sotme shkaku i sanksioneve dhe dallimeve në interpretime mes njërës dhe palës tjetër. Por, pas ditës së sotme – fajin mund t’ia lini kujt të doni – raportet pritet të tensionohen edhe më keq.
Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel përfundoi pa kurrfarë suksesi. Ky s’është lajm! Lajm është që kryediplomati i BE-së Josep Borrell pati fjalë krejtësisht tjera në raport me kryeministrin Albin Kurti. Ç’është më e rëndësishmja, pati interpretime krejtësisht tjera për atë që kishte ndodhur në takim.