Takimi i refuzuar, borxhi ndaj Bexhet Paollit, mesazhet me Granit Plavën: Krejt çka ndodhi në seancë ndaj Naim Murselit - NACIONALE

Takimi i refuzuar, borxhi ndaj Bexhet Paollit, mesazhet me Granit Plavën: Krejt çka ndodhi në seancë ndaj Naim Murselit

3 javë më parë

nga Eriola Cacaj

Është zhvilluar seanca e radhës ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në këtë seancë, Murseli ka vazhduar deklarimin e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorës.

Pasi që dy të akuzuarit tjerë e liruan sallën, kryetarja e trupit gjykues i bëri të ditur Murselit, se kërkesa për takim me Behxhet Pacolli i është refuzuar, ndërsa kërkesa për takim me fëmijët është duke u shqyrtuar.

Më pas seanca vazhdoi me një email që thuhet se Naimi kishte thënë se ka informacione që Granit Plava ka kryer dy vrasje.

Në seancë patë edhe tensione në mes të kryetarës së trupit gjykues dhe avokatit të Murselit, Shemsedin Piraj

Prokurorja e rastit përmendi edhe borxhin e Murselit ndaj Behxhet Pacollit në vlerë 100 mijë euro, ku ky i fundit tha se janë larë në mënyra tjera

Murseli u ballafaqua edhe me një mesazh, që sipas Prokurores ia kishte nisur Granit Plavës një natë para vrasjes së Liridonës.

Lajme të ngjashme