Stacioni i autobusëve në Podujevë ende jashtë funksionit- Bulliqi e përuroi me bujë të madhe, tash faji i lihet ‘orës së rrymës’
Komuna e Podujevës përuroi në qershor të këtij vitit Stacionin e Autobusëve, mirëpo edhe pse kanë kaluar gati katër muaj, ky stacion vazhdon të jetë jashtë funksionit.
Përurimi i stacionit ishte bërë nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi me bujë mjaftë të madhe.
Afrim Mustafa, menaxher i Stacionit të Autobusëve në Podujevë, ka thënë për Gazetën Nacionale, se problemi qëndron tek ora e rrymës, duke ftuar KEDS-in që të dal në vendin e ngjarjes.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.