Si vjet, edhe sivjet: Prindërit në librari për librat shkollorë, përplasen PDK-ja dhe VV-ja
Si vjet, edhe sivjet, prindërit do të duhet të shkojnë në librari për t’i pajisur me librat shkollorë fëmijët që i kanë në shkolla.
Kjo, është një pikë ku pati replika në distancë në mes të deputetit Armend Muja (Vetëvendosje) dhe deputetit Ardian Kastrati (PDK).
Nacionale mbledhi nje pjesë të tyre:
“Përveç që i ka goditë prindërit, po e them, nuk do të pret gruaja e Albin Kurtit para librarive, por do të presin prindërit, gratë, motrat, hallat, tezet, axhat, ne që jemi këtu, që punojmë këtu, që jetojmë këtu.
Madje kjo është shumë e vështirë për disa prindë, se duhet me marrë leje prej shefit e shefes, me dalë n’pauzë, me i ble librat, me harxhu atë benzinin ekstra, koston, etjerë, etjerë.
Po ka pasë raste kur edhe gjyshërit e gjyshet me tension 180 me 130 janë dalë te libraritë sepse prindërit nuk kanë mujtë me dalë me i ble librat”, tha Ardian Kastrati i PDK-së, dje.
“Pretendimi se, mbi maltretimin e ashtuquajtur të prindërve, sipas grupit parlamentar të PDK-së dhe LDK-së. Fakti që prindërit do të subvencionohen dhe do të jenë para librarive me fëmijët e tyre, kj quhet maltretim.
Kjo mbase mund të jetë stil i jetesës së PDK-së dhe LDK-së”, tha Armend Muja i VV-së, sot.
“Këto duken situate banale që i them unë, por ky është realiteti. Kur vendimet cenojnë drejtpërdrejt drejtpëdrejt cilësinë e jetës së qytetarëve.
Prandaj jo rastësisht unë e përsëris që edhe familja e Albin Kurtit me i përjetu vendimet e Albin Kurtit në lëkurën e tij, e mandej me dalë me thanë, me dalë me u livdu që këto vendimet janë të mira, për avancim të procesit, etjerë, etjerë”, tha Kastrati dje.
“Të qenurit me fëmijë pranë librarive, jo vetëm që është metodologjikisht, konceptualisht por edhe në aspektin psikolo…në aspekte tjera psiko-social, është e domosdoshme, në bazë të të gjitha studimeve mbi arsimin, angazhimi i prindëve në mënyrë të vazhdueshme është obligim por edhe rekomandim për arritshmërinë e nxënësve”, tha Muja sot.