Si u mblodh Kuvendi komunal i Mitrovicës së Jugut në seancë të jashtëzakonshme? - NACIONALE

Si u mblodh Kuvendi komunal i Mitrovicës së Jugut në seancë të jashtëzakonshme?

7 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Mbrëmë, pas orës 21:30, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme, të thirrur me karakter urgjent, për të përmbushur një afat ligjor të përcaktuar nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale — ku Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve nga betimi i kryetarit të ri të komunës.

Ky afat lindi pas betimit të Faton Peci si kryetar i komunës më 12 dhjetor 2025, dhe afati ligjor për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit ishte në prag skadence. Për këtë arsye, mbledhja u u thirr për dje në mbrëmje, në mënyrë që institucionet komunale të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të shmangin çdo pengesë të mundshme në funksionimin institucional.

Në këtë seancë urgjente u përfshinë dy pika kryesore të rendit të ditës — betimi i anëtarit të ri të Kuvendit, Arian Tahiri, si dhe zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Pas një procesi votimi, me 18 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime, Safet Kamberi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut.

Kjo lëvizje erdhi në momentet e fundit të afatit ligjor — duke shmangur çdo mosfunksionim institucional dhe duke mundësuar konsolidimin e institucioneve të qeverisjes lokale në Mitrovicën e Jugut.

Në këtë komunë, Faton Peci i cili doli fitues në zgjedhje lokale për kryetar, tashmë kanë bërë kualicion me LDK-në, që në këtë rast, kryetari I Kuvendit Komunal, iu dha kësaj partia.

Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryetari Peci në lidhje me arsyet se pse mbledhja e Kuvendit u thirrë në minutat e fundit dhe me urgjencë, gjithashtu edhe për kualicionin me LDK-në dhe marrëveshjen mes tyre, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Lajme të ngjashme