"Amerika ia sheh sherrin Kanadasë"- Qielli mbulohet nga tymi... - NACIONALE

"Amerika ia sheh sherrin Kanadasë"- Qielli mbulohet nga tymi...

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në disa shkolla në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara janë anuluar aktivitetet në mjedis të jashtëm, trafiku ajror është ngadalësuar dhe miliona amerikanëve iu bë thirrje që të qëndronin brenda të mërkurën, pasi tymi nga zjarret në Kanada lëvizi drejt jugut, duke mbuluar qytete me mjegull të dendur e të verdhë.

Shërbimi Kombëtar i Motit në ShBA lëshoi paralajmërime për cilësinë e ajrit për pothuajse tërë bregdetin e Atlantikut. Zyrtarët shëndetësor nga Vermonti deri në Karolinën Jugore e deri në perëndim, në Ohio dhe Kansas, i paralajmëruan banorët se qëndrimi në mjedis të jashtëm mund t’u shkaktojë probleme në organet e frymëmarrjes për shkak të nivelit të lartë të mikro-grimcave në atmosferë.

VIDEO E PLOTË:

Lajme të ngjashme