Shteti duhet ta kompensojë Dejona Mihalin. Ajo po e bën punën edhe për rreth 100 njerëz të paaftë - NACIONALE

Shteti duhet ta kompensojë Dejona Mihalin. Ajo po e bën punën edhe për rreth 100 njerëz të paaftë

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Në momentin që Dejona Milahi po ua lëshon dorën, këta ma çojnë mallin sikur do fëmijë të vogël që sapo janë mësu me ecë edhe e sheh në krye të shkallëve, i ka dy vjet, shkallët nuk kanë gilindera edhe e sheh që po do me ra teposhtë.

E para – nuk tutet. Dy vjeç, nuk di, sa ka mësu me ecë edhe ti veç e pret momentin kur të lepitet me kry për keramike.

Dejona e ngratë veç një shpirtë e ka, veç dy duar i ka, veç një trup i ka, s’mund të shkyhet në krejt anët.

Si ta kthen krytë dikah tjetër, në ndonjë punë private, veç kur e sheh që kandidati më i ri i kësaj partie, Luan Gacaferi – i cili ia bëni Haxhi Avdylit, Mefit e Dimalit, shtynu pak, mbamani birrën se tash e shihni çka është senzacioni.

Veç kur e sheh Dejona që Luani nuk po e di dallimin në mes të natalitetit dhe fatalitetit.

Mandej e sheh Mefin, qysh nuk ka arritë me kuptu një mesazh që ia ka shkru dikush (e kish qitë ky numrin 48 – meqë ra fjala – mos gaboni mos me ma votu Mefin ok), ky kish thënë: ma votoni numrin 48.

Një koment, dikush i kish thënë se patjetër numrin 48, po partinë nuk mundem me ta votu.

Mandej Mefi, e ka bë një ‘cut kognitiv’ edhe ia ka bë ‘faleminderit shumë’.

Kur jemi te presjet, Adriana Matoshit i janë dashtë tri përpjekje redaktoriale, që të mund t’ia qëllojë një presje.

Lajme të ngjashme