Shtatë të arrestuarit nga aksioni “Qielli i Thyer” sillen në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit - NACIONALE

Shtatë të arrestuarit nga aksioni “Qielli i Thyer” sillen në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit

11 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar aksionin “Qielli i Thyer”, ku janë arrestuar shtatë persona.

Të arrestuarit janë sjellë sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit.

Ky aksion, i koduar me emrin “Qielli i Thyer”, është realizuar në 25 lokacione të ndryshme.

Të pandehurit dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë aksionit janë konfiskuar substanca narkotike, peshorë, para të gatshme, armë zjarri dhe sende të tjera.

Lajme të ngjashme