Shqiptari nga Turqia shpërthen në lot për Skënderbeun: E kemi kryetar - NACIONALE

Shqiptari nga Turqia shpërthen në lot për Skënderbeun: E kemi kryetar

8 muaj më parë

nga Mirlind Behluli

Ryshen Inan, me prejardhje nga Mitrovica, ishte vetëm 3-vjeçar e gjysmë kur familja e tij emigroi nga Kosova në Turqi. Prej 42 vitesh, Rysheni, që në Kosovë e kishte emrin Luan, punon si avokat.

Në zyrën e tij, Rysheni rrëfen për të kaluarën e tij familjare.

“I kam pasë veç tri vjet e gjysmë kur jam ardhur me familje në Turqi, në Stamboll. Familjen e kam prej Hasit të Rogovës, rrënjët i kemi prej Hasit të Rogovës” – nis rrëfimin e tij Rysheni.

Në rrëfimin e tij plot emocione, avokati nga Stambolli thotë se të gjitha shkollim, përfshirë universitetin, e ka të kryer në Turqi.

“Krejt familja janë në Kosovë. Nanën, gjyshin këtu i kam pasë. Ama krejt tjerët familja po rrënojnë në Kosovë dhe Kosovën shumë po e dojnë” – tregon Rysheni.

“Pleqtë që janë ardhur, ata po thonë që atëkohë shumë kanë bërë zullum (Serbia v.j.), ma mirë me jetu, më shumë me përparu. Veç edhe ata që janë ardhur këtu, zemrën e kanë pasur atje” – vazhdon ai.

Rysheni tregon, pak a shumë, edhe bindjet politike të tij, të cilat mund të cilësohen lehtësisht si “shqiptaromëdha”.

“Ne nuk i ndajmë, shqiptarët janë shqiptarë. Edhe Kosova, edhe Shqipëria, edhe Maqedonia, edhe Çamëria, edhe Mali i Zi është tokë e shqiptarëve, e Shqipërisë” – thotë Rysheni, ndërsa pyetet për Shqipërinë e Madhe, një endër e nacionalistëve shqiptarë.

“Shqipëria e madhe jo, por original Shqipëria” – thotë rrufeshëm në një përgjigje Rysheni, ndërsa tregon se shqiptari, sipas tij, është “punëtor, besnik, i zgjuar”.

“Pa inat shqiptari nuk mundet. Edhe janë nervoz” – thotë duke qeshur Rysheni, ndërsa u çon edhe një mesazh shqiptarëve.

“Mos me i harru rrënjët e tyre, kudo që shkojnë le të thonë “ne jemi shqiptar”…Shqipëria e bashkuar është ideal. Nuk e di çka mendojnë ata kryetarët, ama një ditë mendoj se kanë me u bashku (shqiptarët v.j.)” – thotë ai.

Në zyrën e tij, Rysheni e mban me krenari një bust të vogël të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, heroit dhe mitit themelues të kombit shqiptar. Në momentin kur pyetet se pse e mban bustin e Skënderbeut, Rysheni shpërthen në lot.

Lajme të ngjashme