Shpejtim Bulliqi në kafe me shefin e hetuesisë në Podujevë: Çka bëri ai në rastin e asamblistit të LDK-së?
Për konfliktin verbal që Shpejtim Bulliqi e kishte në fundvitin 2024 më nje asamblist të LDK-së, ai e kishte telefonuar direkt, shefin e njësitit të hetimeve të Policisë në Podujevë. Nacionale, ka siguruar edhe fotografi ku shihet Shpejtim Bulliqi në kafe me toger Mentor Vershevcin…
Në një fotografi të siguruar nga Nacionale, shihet kryetari i komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi bashkë me togerin Mentor Vershevci, shef i njësisë së hetimeve të policisë në Podujevë.
Vershevci erdhi në pozitën e shefit në polici, në kohën kur edhe Vetëvendosja erdhi në pushtet.
Rasti më skandaloz, dyshohet se ka ndodhur më 2024, në kohën kur dyshohet se është bërë edhe fotografia që ka siguruar Nacionale, ku Shpejtim Bulliqi në mbledhjen e kuvendit komunal, e kishte një debat të ashpër me asamblistin e LDK-së, Ekrem Rrahmanin.
Kur kishte ndodhur ky rast i njohur, kuvendi komunal i Podujevës atëkohë kishte shkuar në pauzë (siç ndodhë zakonisht kur ndodhin debate e përplasje të ashpra). Burime të mirinformuara të Nacionales, tregojnë se Shpejtim Bulliqi kishte shkuar te hetuesi në fjalë, Mentor Vershevci bashkë me disa dëshmitarë të tjerë dhe kishte deklaruar se ‘asamblisti i LDK-së Ekrem Rrahmani i LDK-së e kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht’.
Pasi kthehen në kuvendin komunal, shefi i policisë, Mentor Vershevci bashkë me policë të tjerë, e kishte marrë asamblistin Ekrem Rrahmanin nga mbledhja dhe e kishte shoqruar për në stacionin policor në Podujevë.
Ekram Rrahmani kishte shkuar në paraburgim, por ndërkohë, në media do të dilnin pamjet ku shihej se Rrahmani nuk e kishte prekur fare me dorë Shpejtim Bulliqin.
Pas videoinçizimeve që ishin publikuar nga mbledhja e kuvendit komunal, për të cilën Bulliqi pretendonte dhunë fizike të ushtruar ndaj tij, e dhuna nuk u pa kurrkund në filmim, Ekrem Rrahmani do të lirohej nga paraburgimi.
Por, rasti është ende i hapur.
Derisa Prokuroria nuk e ka mbyllur rastin, ajo nuk ka hapur rast as ndaj Shpejtim Bulliqin për ‘deklarim të rremë në polici”.
Sipas burimeve të Nacionales, ndaj togerit Vreshevci ka pasur ankesa edhe nga hetues të tjerë brenda policisë të cilën e kanë akuzuar dhe janë ankuar për presion ndaj rasteve të ndryshme.
Nacionale, përveç me policinë dhe prokurorinë, ka dërguar pyetje edhe në adresë të komunës së Podujevës, për të marrë përgjigje lidhur me rastin, por deri në momentin kur u publikua kjo kronikë, s’kemi ndonjë përgjigje nga komuna e Podujevës.