Shefi i NATO-s i thotë "babush" Trumpit
Derisa Presidenti amerikan Donald Trump, po ‘rrëfente’ sulmin amerikan në bazën Fordow të Iranit, shefi i NATO-së Mark Rutte, i tha se duhej të ndërhynte ‘babushi’.
Kjo ndodhi në Samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë.
Trump: Ekipi tjetër, grupi tjetër, Irani tha “le ta ndalojmë këtë”. Dhe e dini çfarë, edhe Izraeli e tha më pas. Shumë e zgjuar. Luftuan si në ferr, dhe më pas thanë “le ta ndalojmë”.
Dhe do ta ndërtojnë vetveten dhe unë e shoh këtë si të qëndrueshme. Mendoj, ndoshta mund të bëjmë edhe letrat rreth kësaj, Marko ndoshta do t’i bëjmë letrat. Nuk e di nëse keni nevojë për to, ata nuk do ta luftojnë më njëri tjetrin. Kanë pasur një luftë të madhe si dy fëmijë në kopshtin e shkollës, kanë luftuar si ferri, dhe nuk mund t’i ndalosh. Lëri të zihen për rreth dy tre minuta, pastaj është e lehtë t’i ndalosh.
Rutte: Babushi duhet të përdorë gjuhë të ashpër ndonjëherë
Trump: Gjuhë të ashpër ndonjëherë, duhet ta përdorni një fjalë të caktuar.