Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte në Malishevë - NACIONALE

Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte në Malishevë

1 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendim ndaj Sërgjan Lazoviqit, i akuzuar për krime lufte të kryera në fshatin Panorc të Malishevës, duke e dënuar atë me 12 vjet e 6 muaj burgim.

Vendimi është bërë publik të martën nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, së bashku me anëtarët Ngadhnjim Arrni dhe Kushtrim Shyti.

Sipas gjykatës, Lazoviqi është gjetur fajtor dhe në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e cila do të vazhdojë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i dhënë.

Në seancën e shpalljes së aktgjykimit ishte i pranishëm edhe vetë Lazoviqi, së bashku me mbrojtësit e tij, avokatët Feride Xani, Predrag Milkoviq dhe Nebojsha Vllajiq, si dhe prokurori i rastit, Armend Zenelaj.

Lajme të ngjashme