Sa i bën qarkullim në ditë Prishtina Mall? - NACIONALE

Sa i bën qarkullim në ditë Prishtina Mall?

3 vjet më parë

nga Burim Pacolli

Qarkullimi ditor i X bizneseve, industrive, kafiterive në Kosovë është një prej diskutimeve më të shpeshta nëpër tryezat e rëndomta të përfaqësuesve të popullit.

Prandaj, si person që po mundohet të cementojë një status si shuarës i kureshtjeve të popullit, vizitova së fundmi qendrën më të madhe tregtare në Evropën Juglindore, "Prishtina Mall".

Pyetja ime ishte e thjesht: Sa i bën qarkullim ditor kjo qendër gjigante tregtare, në të cilën thuhet se janë investuar plot 400 milionë euro?

I pyeta qytetarët me radhë fillimisht sa mendojnë se dhe disa prej përgjigjeve të tyre ishin 20 mijë, 50 mijë, si dhe 90 mijë euro.

Por për të marrë një përgjigje më konkrete, folëm edhe me menaxherin e marketingut, Ermalin.

Ai na tregoi se numri i personave që e vizitojnë gjatë ditës këtë qendër tregtare është nga 50 mijë deri në 60 mijë, ndërsa gjatë vikendit deri në 100 mijë.

Ai thotë se kjo shifër ka rënë gjatë muajit të Ramazanit, por presin që sërish të ketë rritje të vizitave për përfundimit.

Ndërkaq, sa i përket qarkullimit ditor, ai tregoi se nuk mund ta thotë një shifër, megjithatë, kjo parashihet të jetë mjaft e lartë.

“Atë informatë për vlerën monetare s’e kam atë informatë. Kur u hap Prishtina Mall dy vikende para Ramazanit, qarkullimi ka qenë rreth 100 mijë vizitorë në ditë në të shtunën e të dielen, tash është dikur 50-60 mijë. I njëjti fluks pritet me u rikthy prap, si të kryhet Ramazani.” – tha ai.

Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme