Vaji, gruri, sheqeri i rezervave shtetërore: Rozeta Hajdari do të përballet në gjykatë - NACIONALE

Vaji, gruri, sheqeri i rezervave shtetërore: Rozeta Hajdari do të përballet në gjykatë

5 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Rozeta Hajdari, Hafiz Gara, Ridvan Muharremi dhe Irfan Lipovica do të ballafaqohen me procesin gjyqësor për rastin e njohur “keqpërdorimi me rezervat shtetërore”.

Krejt kjo pasiqë, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari si edhe të tjervë.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Nacionale nga zdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë të ditur se vendimi është marrë më 13 mars 2026.

Gazeta Nacionale kishe raportuar ekskluzivisht në lidhje me skandlin për keqpërdorimin me rezervat shtetërore, ku më pas Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në nëntor të vitit 2025, pasi që raportohej se një sasi e konsiderueshme e vajit, sheqer dhe grurë, përmes të cilës akuzohen ish-ministrja Rozeta Hajdari, Hafiz Gara, Irfan Lipovica si edhe pronari i restorantit “Buke e Zemer”, Ridvan Muharremi.

Lajme të ngjashme