Rrëfimi i nënës për vrasjen e Jetmira Bekës: Vajza m'u vra, u masakrua në duart e motrës së saj nga Besmiri - NACIONALE

Rrëfimi i nënës për vrasjen e Jetmira Bekës: Vajza m'u vra, u masakrua në duart e motrës së saj nga Besmiri

10 muaj më parë

nga Gentiana Hasani

Një krim makabër ka ndodhur të shtunën e 20 majit në njërin nga qytetet e Gjermanisë. Atje dyshohet se u vra shtetasja kosovare Jetmirë Beka. I dyshuari për këtë krim të rëndë është, Besmir Ademi burri i saj. Në një rrëfim për Nacionale Video nëna e Jetmirës së ndjerë, Zoja, ka rrëfyer për vështirësitë me të cilat është ballafaquar për gati 10 vite martesë vajza e saj. Nëna e së ndjerës ka rrëfyer për Nacionalen në detaje për dhunën sistematike me të cilën është përballë vajza e saj tashmë e ndjerë.

Ndiqeni rrëfimin e nënë së Jetmirës ⬇️

Tetë vite ka përdorur ai dhunë barbare në Jetmirën. Para dy javëve ai e ka thirre Jetmirën e i ka thanë unë e di ku je tu jetu, me duar të mia ka me të vra. Jetmira është masakrua nga Besmiri”,- rrëfen për Nacionalen nëna e Jetmirës së ndjerë.

E ka dy muaj që Jetmira bashkë me fëmijët e saj ishin strehuar në njërën nga shtëpitë e sigurta në Gjermani.

Rrëfimi i nënës: Jetmira u vra, u masakrua në duart e motrës së saj nga Besmiri

Ajo tregon edhe për ditën kritike në të cilën vajza iu vra nga tashmë i dyshuari burri i saj.

“Vajza që ka qenë me Jetmirën thotë se dy herë ka tentua me e shty Besmirin nga motra, ai u çu edhe iu ka afru edhe Albesës me thikë. Ajo ka ikë e prap është kthy tek kjo dhe e ka pre me thikë. Ai ka qenë dhunues. Që tetë vite janë të martuar, që tetë vite ajo ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga burri”,- tha Zoja.

Jetmira sipas saj dhunën e ka raportuar në polici.

I kanë da për dhjetë ditë. Ai pati luajtur rrolin e artistit, jo nuk bëj më e të tjera, dhe na jemi femra dhe falim. Në ditën kur ka ndodhë rasti në 11 :00 të ditës përmes avokatit të Jetmirës e Besmirit e kanë ba një marrë veshje që me i tkau fmëijët. Në orën 11:00 Jetmira i ka dorëzua fëmijët tek ai. Pas disa orëve rreth orës 18:30 Jetmira është dashtë që t’i marrë fëmijët. Por kur ka shku, ai fëmijët nuk i ka pasur me vete,”- rrëfen tutje nëna e Jetmirës.

“Ai e ka mbytë me thikë Jetmirën. Ai i ka ra disa herë Jetmirës, edhe pasi ka dhënë jetë ajo e shkreta. Mbi të ky ka sjellë me thikë”- rrëfen tutje nëna e së ndjerës.

I dyshuari për këtë krim të rëndë pas kryerjes së krimit ka ikur nga vendi i ngjarjes për disa orë. Pas disa orëve ai është lajmëru vet në polici. I dyshuari tashmë është në masën e ndalimit.

Varrimi i Jetmirës së ndjerë pritet që të bëhet në fshatin Zasellë.

Lajme të ngjashme