Rozeta Hajdari në Prokurorinë Speciale për skandalin e vajit - NACIONALE

Rozeta Hajdari në Prokurorinë Speciale për skandalin e vajit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pas tri orëve intervistimi, para pak çastesh ka dal nga objekti i Prokurorisë Speciale.

Siç raportoi ekskluzivisht Nacionale, Hajdari është intervistuar për skandalin me rezervat shtetërore.

Ajo ka thënë se nuk është intervistuar.

Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore.” – ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se do të japin përgjigjet pasi të qartësohet legjislacioni.

Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme