Riga Pharm: Per 10 vjet punësoi 400 veta dhe i hapi 53 pika në gjithë Kosovën
Veton Zeqiri, drejtor i rrjetit të barnatoreve Riga Pharm në Kosovë, ishte i ftuar në intervistën e radhës të gazetarit Berat Buzhala.
Në këtë intervistë, ai tregon – veç tjerash – se kjo kompani sot ka një rrjet prej 53 pikash të barnatoreve në gjithë Kosovën. Ndërkohë, që sot numëron afro 400 të punësuar në gjithë Kosovën.
“Në vitin 2013 kemi fillu për herë të parë, paraprakisht kam një përvojë që kam menaxhu kompani të tjera, momentalisht udhëheqi me Riga Pharm.
Dje kemi hapur barnatoren e 53-të.
Riga Pharm sot është një lider i padiskutueshëm në Kosovë, deri në fund të vitit shpresojmë se kemi me i hapë 60 pika.
Sot, Riga Pharm ka rreth 400 të punësuar.
Kanë kaluar 11 vite e gjysmë prej fillimit deri sot. Kur e kam hapë për herë të parë, bashkëshortja ka qenë e vetëpunësuar në kompani. Deri në fund të vitit 2014, nuk kemi pasë asnjë të punësuar.
Në vitin 2013, na u dha një mundësi e mirë për ta hapë një barnatorë. Në vitin 2014, e zgjeruam edhe me një pikë të dytë. Deri në vitin 2016, nuk kemi bë ndonjë ndryshim. Pastaj filluam që duhet ta zgjerojmë dhe ta rrisim.
Kam mendu që duhet ta bëjmë një rrjet farmaceutik në Kosovë. Kam fillu me e kriju një ekipë shumë të mirë dhe dalëngadalë kemi hapë edhe deponë farmaceutike.
Sot kemi një depo mbi 1600 metër katrorë.
Deri në fund të vitit presim që komplet sistemi të jetë robotik”, thotë veç tjerash Zeqiri.