Reçaku pas 27 vitesh: Aktakuza e Prokurorisë Speciale për krime lufte ndaj civilëve
Në mëngjesin e 15 janarit 1999, fshati i vogël i Reçakut u bë skenë e një tmerri që dridhi ndërgjegjen e botës. Armatë blindë, zjarre pa mëshirë, gra, burra e fëmijë të ndarë dhunshëm, e gjithë kjo jo si një episod i izoluar, por si një akt i planifikuar i egërsisë së ushtrisë dhe policisë serbe ndaj civilëve të pambrojtur.
Atë ditë u morën jetët e të paktën 42 banorëve të pa armatosur, ndërsa dhuna dhe shkatërrimi lanë plagë që s’do të shërohen kurrë në kujtesën e kombit.
Pas 27 vitesh, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti një aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave të dyshuar si përgjegjës për këtë masakër: komandantë ushtarakë, zyrtarë policorë dhe inspektorë, të cilët sipas Prokurorisë vepruan në bashkëkryerje gjatë operacionit të dhunshëm në Reçak.
Të pandehurit po akuzohen për “krim lufte kundër popullsisë civile”, duke përfshirë vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik